Aktualitet

Akuzat e PD, kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtave

Shkruar nga Liberale
Akuzat e PD, kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka depozituar gjurmët e gishtave në Policinë Shkencore, pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila e ka akuzuar se ai ka qenë i dënuar në Greqi dhe e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Nga ana tjetër njësia e dekriminalizimit ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes penale dhe vendimit të dënimit në mungesë të Ismailajt.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, duke e çuar atë në gjykim për tre akuza, falsifikim formularësh vula e stampa, ushtrim kompetencash përtej afatit dhe falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH