Sport

Akuza për kampionat tavolinash, ja si përgjigjet Duka nga Shkodra

               Publikuar në : 13:27 - 12/04/19 V Liberale

Panoramasport
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë pak minuta më parë, së bashku me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër.

Numri një i futbollit shqiptar u pyet nga “Panorama Sport” për situatën aktuale në kampionat, teksa vetëm pak ditë më parë pati dhunë presidentësh (Laska i Laçit me Halilin e Tiranës), ndërsa nuk kanë munguar akuzat për një garë që luhet në tavolinë, por gjithashtu për kërcënime të shpeshta ndaj arbitrave apo trajnerëve.

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithësecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brendaj saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, – deklaroi Duka, duke dribluar në një farë mënyre një përgjigje konkrete për ato që kanë ndodhur në javët e fundit, teksa problematikat kanë qenë të shumta.

db3ba575-6331-45c7-a773-3d5034dff3f8 739eb488-5367-4ea8-b884-e6adbf5d503f
<
>
(Visited 1 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *