Aktualitet

Akuza për falsifikim, Kajmaku prej 2 ditësh 'braktis' zyrën në Bashki

Shkruar nga Liberale
Akuza për falsifikim, Kajmaku prej 2 ditësh 'braktis'

Ditën e sotme KQZ po zhvillon mbledhjen për të marrë një vendim për kryebashkiakun  e Vorës, Agim Kajmaku.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës është në pritje të akteve penale ndaj Agim Kajmakut, për të ngritur një akuzë konkrete ndaj tij për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe për këtë vepër parashikohet gjobë deri në 4 vite burgim.

Duke pritur vendimin, Kajmaku ka 'braktisur' zyrën e tij në Bashkinë e Vorës. A2cnn ka kërkuar komunikim me të, por prej dy ditësh ai nuk është paraqitur gjatë orarit zyrtar të punës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH