Sociale

Akuza mjekëve pas vdekjes së 30-vjeçares, vëllai i saj thyen xhamin e maternitetit!

Shkruar nga Liberale
Akuza mjekëve pas vdekjes së 30-vjeçares, vëllai i saj

Familjarët e viktimës Mimoza Veizaj, e cila vdiq disa ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, akuzojnë mjekët për neglizhencë.

Raportohet se i vëllai i 30-vjeçares ka thyer xhamin e maternitetit.

Mësohet se e ndjera ka sjellë në jetë foshnjën me lindje normale të shtunën dhe ka dalë nga materniteti Koço Gliozheni të hënën. Bëhet e ditur paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së 30-vjeçares ka qenë tromboemboli pulmonare e shoqëruar me arrest kardiak.

Ajo nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, sipas mjekëve, madje doli shëndoshë e mirë nga spitali, por më pas gjendja e saj është komplikuar.

Do të jetë autopsia që do të zbulojë shkaqet e vdekjes së 30-vjeçares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH