Aktualitet

AKU thirrje qytetarëve: Mos konsumoni produktet ‘Wudy’, kthejini ku i keni blerë

Shkruar nga Liberale
AKU thirrje qytetarëve: Mos konsumoni produktet ‘Wudy’,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron qytetarët, që të mos konsumojnë produktet ‘Wudy’.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, AKU thekson se pas testeve laboratorike në Itali, rezultoi se këto produkte sallami përmbanin praninë e Listeria monocytogenes STI55, e cila përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

AKU iu bën thirrje qytetarëve që nëse i kanë blerë këto produkte, t’i kthejnë sërish në supermarkete.

 

Njoftim për Konsumatorin: 

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;

c. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;

d. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;

e. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

f. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;

g. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;

h. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;

i. LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;

j. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;

k. LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;

l. LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;

m. LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;

n. LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.

2. Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;

a. LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;

b. LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;

c. LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;

d. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

e. LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;

f. LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;

g. LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;

h. LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;

i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;

j. LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.

3. Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;

a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;

c. LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;

d. LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;

e. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

f. LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;

g. LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;

h. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

i. LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;

j. LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;

k. LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.

4. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;

a. LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;

b. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

c. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

d. LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;

e. LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;

f. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;

g. LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;

h. LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;

i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.

5. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;

a. LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH