Aktualitet

AKU pezullon aktivitetin e 4 subjekteve

               Publikuar në : 20:39 - 14/08/19 R Liberale

Katër subjekte janë “goditur” nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit, pasi kanë shkelur sigurinë ushqimore.

Sipas njoftimi të shpërndarë nga AKU, thuhet se për shkeljet e konstatuara, subjektet kanë marrë gjobë në shumën 6.81 milionë lekë.

Subjektet që janë gjetur në shkelje vepronin në Tiranë, Spille dhe në Lushnjë.

Njoftimi i AKU:

AKU NDËRPRET AKTIVITETIN NË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINA USHQIMORE TË PALICENCUARA. KUNDRAVAJTJET NDËSHKOHEN ME 6.81 MILION LEKË

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Tiranë dhe Fier ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Magazinë ushqimor”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet.

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

(Visited 112 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *