Aktualitet

AKU: Perimet dhe frutat të ekspozohen në tezga të mbuluara me qese

               Publikuar në : 12:13 - 26/03/20 liberale

Pas thirrjes së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për zbatimin rigoroz të masave të marra në kuadër të luftës së pandalur ndaj COVID-19,një pjesë e bizneseve kanë filluar zbatimin e tyre.

Në një postim në Facebook, AKU bën me dije se janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njesi tregtimi fruta-perime, njësi tregtimi mishi etj., ku është kërkuar marrja e masave.

Thirrjes së AKU-së ditën e djeshme që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka, i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim.

Trupat inspektuese të AKU-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit”, thuhet në njoftim./Gazeta Liberale

<
>
91085361_2797743766974587_1951412146055151616_n 90577074_2797743880307909_5680262860786106368_n 90941247_2797744010307896_1476513501852729344_o 90686316_2797744130307884_5405359922772705280_n 90478315_2797744220307875_1420262276522311680_n

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back