Aktualitet

AKU bllokon verë dhe raki

               Publikuar në : 13:05 - 13/06/19 E Liberale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrollit në një restorant në Dibër, ka konstatuar shishe vere dhe raki të paetiketuar. Për këtë AKU ka gjobitur subjektin dhe e ka bllokuar atë.

Njoftimi i plotë i AKU si më poshtë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore (pije alkoolike dhe joalkoolike), me qëllim parandalimin e praktikave abuzive, si dhe parandalimin e hedhjes në treg të produkteve të pasigurta për shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër në subjektin “Sanije Neziri” me aktivitet bar-restorant në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki të cilat kishin mangësi në etiketim, si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

Nisur nga gjetjet e kontrollit të kryer, inspektorët e AKU-së morën mostra për produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerje e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

1. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
2. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit,
3. Bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare,
4. Bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe garanton parandalimin e çdo praktike që do të shkojë në dëm të shëndetit të konsumatorëve./ Gazeta Liberale

62545170_2195548933860743_3446739009118666752_n 63757936_2195549060527397_7874231502471430144_n 64376251_2195549083860728_5504350457859932160_n 62453033_2195549050527398_2180394092603637760_n
<
>
(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *