Medium Personazhe

Aktorja Williams “u shokua” kur zbuloi sa u pagua kolegu i saj

               Publikuar në : 20:11 - 04/04/19 Liberale

Michelle Williams u ndje e shokuar kur mori vesh se ishte paguar 80 dollarë në ditë për rolin e saj në filmin “All The Money In The World”, ndërsa kolegu i saj Mark Wahlberg fitoi 1.5 milionë dollarë.

Duke folur me anëtarët e Grupit Demokratik të Gruas, në Ditën e Barazisë Gjinore, fituesja e disa çmimeve u shpreh se ishte ndjerë e “shokuar dhe e pamotivuar” kur mori vesh lajmin.

Deri në fund të vitit 2017, lajmi mori përmasa të mëdha në rrjetet on-line për hendekun e pagesave që ekzistonin mes burrave dhe grave.

Ta imagjinosh që askush nuk kujdeset për një realitet të tillë. Kjo nuk është një surprizë për mua, kjo vetëm ka përforcuar besimin se barazia mes burrit dhe gruas nuk është një e drejtë e patjetërsueshme dhe se gratë gjithmonë do të punojnë për më pak para dhe sigurisht që do të kenë një përgjegjësi më të madhe në shtëpi”,- tha ajo.

Williams deklaroi se kjo është një lloj historie që e bën të rezistojë, por që edhe ka një fillim të lumtur.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua se sa dëshira për të luftuar, duke u përpjekur të mos dorëzohem dhe që nesër të gjitha gratë të besojnë te vetvetja dhe tek rëndësia e vlerës së tyre”,- tha ajo.

Unë kam luajtur filma që në moshën 12-vjeçare. Jam përfshirë në industrinë e filmit në nivelet më të larta, por kjo përsëri nuk më ka dhënë një trajtim të barabartë”,- deklaroi Ëilliams.

Për filmin “All The Money In The World”, drejtori Ridley Scott vendosi të zëvendësojë Kevin Spacey në prag të skandalit, i cili ishte akuzuar për ngacmim seksual ndaj disa djemve të rinj.

Çështja e dallimit të madh në pagesa, mori përmasa të mëdha atëherë kur aktorja Jessica Chastain denoncoi në Tëitter se një aktore profesioniste u pagua 80 dollarë në ditë, ndërsa kolegu i saj fitoi miliona./ Gazeta Liberale

 

 

 

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *