Showbiz

Aktorja e serialit të famshëm me Covid-19: Mos e merrni lehtë

Shkruar nga Liberale
Aktorja e serialit të famshëm me Covid-19: Mos e merrni lehtë

Njëra prej aktoreve të serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, rezultoi pozitive në testin për virusin vdekjeprurës COVID-19.

Itziar Ituno, ose sikurse njihet në seria Rakel, gruaja e profesorit e konfirmoi vetë lajmin në llogarinë e saj në Instagram, teksa i bënte thirrje të gjithëve të kujdeseshin për shëndetin e tyre.

Eshtë zyrtare, kam pasur simptoma që nga orët e vona të pasdites (ethe dhe kollë e thatë) dhe sot po marr konfirmimin e studimit epidemiologjik. Jam me koronavirus. Në rastin tim është e lehtë dhe jam mirë, por është sëmundje shumë ngjitëse dhe super e rrezikshme për njerëzit që janë më të dobët. Jini të vetëdijshëm për këtë, mos e merrni lehtë. Shumë kanë vdekur dhe shumë janë në rrezik. Eshtë një kohë solidariteti! Qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët!” shkruan ajo ndër të tjera.

https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/?utm_source=ig_web_copy_link

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH