Life Style

Aktorja e njohur: M’u deshën 45 vite për të gjetur veten

               Publikuar në : 19:55 - 20/02/20 liberale

Aktorja e njohur Drew Barrymore, përmes hashtagut #Wellnessweek në Instagram, tregon eksperiencat e saj. Së fundi ajo ka folur për shëndetin dhe peshën dhe luftën e bërë prej saj për të pranuar veten.

Ajo ka treguar se ka vuajtur shumë edhe për shkak të shëndetit, pas lindjes së vajzave, të cilat i cilëson si qëllimi më i rëndësishëm në planet

“Unë shtoj në peshë dhe dobësohem. Ndryshimet e trupit tim janë një udhëtim rraskapitës, por i bukur. Bëra dy fëmijë. Qëllimi më i rëndësishëm i imi për të qenë në këtë planet, janë ato. Është një mrekulli e vërtetë që pata mundësinë t’i kem vajzat. Prandaj çfarëdo pasoje në trupin tim është e mirëpritur. Megjithatë kjo s’do të thotë se skam qëndruar para dollapit tim dhe thjesht kam qarë. Urreja të vishesha. Nuk ndihesha mirë. Më kushtonte shumë të dukesha mirë. Unë duhet të haja shpejt dhe të punoja shumë. Pra, mos u mashtroni kur shikoni njerëz shumë të dobët menjëherë pas lindjes së fëmijës. Mos e krahasoni veten me ato të revistave dhe tapeteve të kuq. Nëse kam bërë një gjë të mençur që kur kam lindur vajzat është që e kam shtyrë veten për të arritur këtu. Edhe ju mundeni! Megjithëse është e vështirë të qëndrosh para ushqimit e mos të marrësh kënaqësinë që ai ofron”, shkruan ajo.

Më tej aktorja shkruan se ka gjetur B-në e pakapshme në moshën 45-vjeçare.

“Kam gjetur B-në, balancën. Atë B-në e pakapshme tani që jam 45 vjeç. M’u deshën 45 vite për të gjetur veten. Aty ku duhej të jem. Dhe nuk është perfekt. Por jam unë. Dhe më e rëndësishmja është që dua ta ndaj me ju”, përfundon aktorja./Gazeta Liberale

<
>
458935532-copy-600x895 rs_634x1024-131104103446-634.Drew-Barrymore-Baby-jmd-3-110413_copy drew-barrymore-dez15--10247028- drew-barrymore-sh-ml-190401_hpMain_16x9_608

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back