Showbiz

Aktorja e njohur denoncon burrin: Më ka dhunuar gjatë karantinës

Shkruar nga Liberale

Aktorja e njohur Christina Ricci ka deklaruar se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj James Heerdegen gjatë karantinës.

Ricci u shfaq me të nxira në trup dhe me mavijosje dhe rrefeu se ka patur frikë se ai do ta vriste. Aktorja ka kërkuar divorcin ndërkohë që mbi Heerdegen rëndojnë akuza të rënda si “Dhuna në familje”.

Gjykatësi ka miratuar një urdhër mbrojtje për aktoren dhe djalin 6 vjeçar të çiftit, ku bashkëshorti i saj duhet të qëndrojë 100 metra larg saj. Atij i janë mohuar edhe vizitat për djalin.

Çifti ishin të martuar që prej vitit 2013.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1180615,1180616,1180617"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH