Showbiz

Aktorja arabo-izraelite arrestohet pas postimeve mbështetëse për Hamasin

Shkruar nga Liberale

Aktorja arabo-izraelite Maisa Abd Elhadi, e njohur në Izrael për disa shfaqje dhe seriale, u arrestua nga policia për shprehjen e mbështetjes për sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Këtë e bëri të ditur "Times of Israel", duke shtuar se policia konfirmoi arrestimin e "një aktoreje dhe influencuesuesje, banuese në Nazaret, e dyshuar për shprehje lavdërimi (terrorizmi) dhe nxitje të urrejtjes", por pa e përmendur emrin e saj.

Abd Elhadi postoi në rrjetet sociale një imazh të një gruaje të moshuar të marrë peng nga Hamasi, shoqëruar me emoji për të qeshur, dhe një tjetër në të cilën mund të shihen terroristët duke thyer barrierën e sigurisë izraelite me shkrimin në anglisht "Let's go, style Berlin".

Postimet e saj u kritikuan nga bashkëylli i "Temporarily Dead", Ofer Shechter: "Më vjen turp për ty. Ti jeton në Nazaret, je aktore në shfaqjet tona dhe më pas na godet me thikë pas shpine", ka shkruar aktori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH