Life Style

Aktori shkruan dedikimin më të ndjerë për ditëlindjen e të ëmës

               Publikuar në : 19:30 - 20/07/21 liberale

Nëna e Julian Dedës feston sot 60-vjetorin e lindjes dhe aktori i humorit i ka bërë një dedikim në rrjete sociale. Juliani ka publikuar një foto të shkrepur ditët e fundit dhe një tjetër nga koha kur ai ka qenë një fëmijë i vogël, që qëndronte përkrah të ëmës.

Kur vjen puna tek familja, Juliani e lë gjithmonë mënjanë humroin dhe nuk ngurron të shprehë hapur ndjenjat për njerëzit e tij të shtrenjtë. Ndaj dedikimi që i ka kushtuar të ëmës është kaq i ndjerë dhe emocionues.

“Keto dy foto kane shume vite diference, por shikoje pak Mam, buzeqeshja jote eshte njesoj, drita dhe miresia ne syte e tu eshte e njejta. Gjithmone e dashur, gjithmone e perkushtuar per familjen dhe une gjithmone i vogel per ty, sepse ti edhe sot si atehere nuk harron te me thuash ‘Juli, veshu mama se ftofesh’. Je e mire shume, je qershia mbi torten tone te familjes…!

Ma gezofsh 60 vjetorin! Zoti te bekofte e shtrenja ime, ashtu siç na ka bekuar ne me pranine tende! Te du fort Mam…!” , shkruan Juliani në urimin për të ëmën.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back