Krye

Aktori që e la Ramën pa gjumë

               Publikuar në : 21:10 - 25/05/20 liberale

Luiza Pinderi

Pas dy serialeve më të ndjekura “Games of Thrones” dhe “Peaky Blinders”, duket se një i tretë “Gangs of London” do të konkurrojë fuqishëm për të marrë fronin e më të shikuarit në botë. Mes ndjekësve të shumtë të këtij seriali të transmetuar në televizionin britanik, Sky Atlantic’s, është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ai ka zbuluar së fundi se ka ndenjur dy netë pa gjumë derisa është përmendur nga gjelat e Surrelit, për të përfunduar 10 seritë e sezonit të parë, premiera e të cilit ishte më 23 prill dhe mbajti të mbërthyer pas ekranit 2.23 milionë shikues. Në fakt, përveç pasionit të kryeministrit për serialet, përkushtimi i tij ndaj “Gangs of London” ka një arsye të veçantë që mban emrin Orli Shuka.

Fillimisht Kryeministri e ka përgëzuar aktorin shqiptar, duke shkruar në rrjetin social “Instagram”: “Sa e mbarova! Super, Përgëzime”. Dhe pas rreth një muaji, aktori e ka ripostuar komentin e Ramës duke e falenderuar, ndërsa Kryeministri më tej ka treguar se është mahnitur dhe ndjehet krenar për punën e tij.

Jo më pëlqeu, po me la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe you made me proud man #Respect…Shëndet e sukses të mëtejshem me gjithë zemër i dashur Orli dhe please survive Season 2”, shkruan Rama.

Kush është Orli Shuka?

Ndoshta jo aq i njohur në Shqipëri, aktori shqiptar prej vitit 1999 jeton në Londër dhe bashkë me gruan e tij Eri Shuka, vazhdojnë karrierën e aktrimit. Çifti i dalë nga auditorët e Akademisë së Arteve, janë prindër të dy vajzave. Po ashtu, Orli Shuka është djali i aktorit Agim Shuka, që shumëkush e njeh me rolin e “Zenos” në komedinë “Shi në plazh”.

Ashtu si në jetën reale, edhe në serialin “Gangs of London”, dy aktorët shqiptarë janë bashkëshortë me emrat Luan dhe Merlinda Dushaj. Edhe në serial, ata janë prindër të dy vajzave, dhe siç kanë treguar në intervista, këto detaje e kanë bërë më të lehtë punën e tyre.

Çifti i ka mbijetuar luftës së Kosovës dhe ka lëvizur në Londër për të ndërtuar një jetë të re, duke portretizuar shumë elementë karakteristikë të familjes shqiptare. Luan është drejtuesi i mafies shqiptare, ndërsa Merlinda është pika e tij e dobët dhe cilësohet si lady Macbeth, pasi është një grua e forte, që i dëgjohet fjala dhe ka ndikim tek burri i vet.
Ata kanë treguar në një intervistë, se janë kontaktuar në 2016 dhe iu është kërkuar ndihmë për projektin “Gangs of London” , por takimi i parë me regjisorët Gareth Evans dhe Matt Flannery ka rezultuar me një kontratë për të qenë pjesë e tij.

Kjo është hera e dytë që luajnë së bashku, pasi çifti Shuka kanë qenë pjesë e në filmit “Hyena” (2014) nga Gerard Jonson. Ky rol duket se ishte një ‘CV’ e mirë, për t’i bashkuar sërish në skenat e xhirimit, tashmë për një projekt botëror. Orli Shuka është bërë i njohur ndërkombëtarisht edhe në rolin e tij krah Brad Pirr në “War Machine” (2017).

“Gangs of London”, serial dramë-aksion, është një prodhim britaniko-amerikan nga Pulse Films & Sister dhe trajton rivalitetin e bandave dhe organizatave kriminale në Londër. Pas vdekjes së Finn Wallace, krimineli më i fuqishëm në Londër, i biri Sean (Joe Cole) përpiqet të marrë hak, duke u përfshirë kështu në luftën mes bandave. Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe ‘Game of Thrones’ të cilët konsiderohen aktorët më të famshëm të momentit.

Ende nuk është bërë publike nisja e sezonit të dytë, por pritshmëritë pozitive të ndjekëve kanë ngritur spekulime në mediat e huaja se seriali do të vazhdojë. Dhe me shumë mundësi, në sezonin e dytë Orli Shuka do të jetë sërish pjesë e kastit./Gazeta Liberale

<
>
Episode 04
MV5BMzhkNWNjNDMtNDQ3Mi00NmMzLTkyY2ItMzY3M2E1YTdkNmU1XkEyXkFqcGdeQXVyNDYwODEyMjk@._V1_SX1777_CR0,0,1777,999_AL_ MV5BNDQ2NmEyYWQtN2Y1Ny00MGYwLWJlM2YtOTA1MzJlNDE0YjJjXkEyXkFqcGdeQXVyNDYwODEyMjk@._V1_SX1777_CR0,0,1777,999_AL_ MV5BNjFhMWFmZDktZTk2Mi00MzQxLTgzNzgtZDhhMDgyYjkxNjNhXkEyXkFqcGdeQXVyNDYwODEyMjk@._V1_SX1777_CR0,0,1777,999_AL_ Luan-and-mosi-gangs-of-london LAND_16_9-SERIES Capture2 Capture3 Gangs of London

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back