Showbiz

Aktori kundër Ramës: Ti mund të jesh ç'të duash, por unë nuk jam dele

Shkruar nga Liberale
Aktori kundër Ramës: Ti mund të jesh ç'të duash,

Aktori i njohur i humorit Florian Binaj është shprehur kundër asaj që kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ditë më parë, për mbylljen e të dielave, nga tetori dhe në vazhdim deri në mars, të mbahet si traditë e diela e “mbyllur”.

Në një “story” të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Binaj shkruan se nuk pranon që t’u bindet urdhërave të kryeministrit, ndërsa shton se qytetarët e këtij vendi nuk janë dele.

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele", shkruan ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH