Aktualitet

Aktori i njohur flet për takimin me Ramën: Më ftuan për darkë dhe...

Shkruar nga Liberale
Aktori i njohur flet për takimin me Ramën: Më ftuan për

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu ndodhet në Shqipëri për filmin “Unë dhe Millosheviçi”, disa skena të së cilit do të xhirohen në Tiranë dhe Gjirokastër.

Depardieu u prit në zyrë edhe nga Kryeministri Rama dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti. Për atë që u bisedua mes tyre, aktori nuk ka zbuluar shumë, duke thënë se nuk flet për politikë me politikanët.

Edi është politikan, por së pari ai është artist. Më pas ai u takua me politikën dhe e ndjeu veten shumë mirë. Është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë. Por, mua nuk më pëlqen politika. Më pëlqeu Edi, por me të nuk fola për politikë.

Unë kam takuar shumë personalitete politike, por nuk flas me ta për politikë. Erdha këtu, ata më ftuan për një darkë dhe unë shkova. Ata më folën për vendet e tyre, për historinë dhe për luftën që kishin kaluar. Ishin shumë të tronditur nga lufta, dhe në fakt të gjithë tronditen nga lufta. Por unë mendoj se pas lufte duhet të bëheni të fortë për të ndërtuar një union ballkanik. Shpresoj të jetë kështu”, është shprehur aktori për A2 Cnn.

Depardieu ka kaluar një jetë të vështirë, pasi që në moshën 13 vjeçare është larguar nga shtëpia. Ai thotë se nuk ka marrë edukimin e duhur në familje, pasi nëna e tij ishte e zënë duke lindur fëmijë.

E nga ana tjetër, shprehet se nuk kishte ëndërr të bëhej aktor, por të fliste, të ngrinte zërin e të dëgjohej prej njerëzve.

“Jo, nuk doja, madje nuk kam ëndërruar asnjëherë të bëhem aktor. Doja vetëm të flisja e të dëgjohesha. Desha të mësoja se si të flisja. Duke lexuar dhe duke folur mund të dëgjohesha, mund të ngrija zërin. Dhe aty gjeta fjalët dhe ekuilibrin tim. por, nuk ëndërroja të bëhesha aktor.

Kishte shumë filma të bukur atëherë, shumë filma, regjisorë dhe aktorë të mirë atëherë, si kinemaja italiane me Marcello Mastroianni, Marco Ferreri, Mario Monicelli, Alberto Sordi, dhe shumë e shumë të tjerë, edhe Franca kishte shumë. Por tani filmat e mirë nuk ekzistojnë më. Përveç disa serialeve. Sot na ka mbytur teknologjia. Kjo gjëja këtu i ka vjedhur të rinjve trurin, dhe sot të rinjtë nuk dinë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin. Nuk ka asgjë të keqe t’i përdorim kompjuterët, por nuk është mjaftueshëm”, thotë Depardie./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH