Showbiz

Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë

Shkruar nga Liberale
Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur i Hollywoodit, Michael Sheen, është bërë baba për herë të tretë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Michael, i cili ndau një fotografi në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruante: “Dhe krejt papritur… erdhi edhe një fëmijë tjetër që hidhej mbi shtrat”.

Ai dhe e dashura e tij, e cila ka 26 vite diferencë me partnerin ndihen shumë të lumtur për këtë pritje shumë të ëmbël.

Aktori nuk e ka zbuluar gjininë apo emrin e foshnjës, megjithatë urimet nga fansat kanë qenë të shumta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH