Aktualitet

Aktori francez: Rama është tip për së mbari, pikturon bukur

Shkruar nga Liberale

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardie, ka dhënë së fundmi një intervistë për të përjavshmen “Le Point”, ku ndër të tjera nuk i ka kursyer lavdet për kryeministrin shqiptar.

Ai gjatë intervistës u pyet për presidentin Macron, por u përgjigj se vetëm ka folur një herë me të në telefon, kur ishte në Shqipëri. Më tej ai ka shtuar se ka njohur nj kryeministër për së mbari dhe që pikturonte bukur.

-A e njihni Macron-in?

Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje të ai takova edhe një lider të Kosovës, që kishte bërë edhe burg.

Ballkani po, është vend fantastik…

Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.

– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…

Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…

Aktori francez, Gerard Depardieu erdhi në Shqipëri në tetor të 2019, pasi zhiruan në Gjirokastër skena nga filmi ku “Unë dhe Millosheviqi’. Ai u prit në Kryeministri nga Rama, pas takimit që ky i fundit pati edhe me ish-kreyministrin Albin Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH