Showbiz

'Pësova goditje në tru'/ Aktori 35-vjeçar rrëfen ngjarjen e frikshme

Shkruar nga Liberale
'Pësova goditje në tru'/ Aktori 35-vjeçar rrëfen

Aktori Chris Fountain i mbijetoi një goditje në tru më shumë se një muaj më parë dhe tani ka treguar se çfarë pasojash pati në shëndet.

“Një mëngjes u zgjova dhe e kuptova se diçka nuk shkonte. Nëna ime më thirri dhe nuk mund të thosha asnjë fjalë. Fillova të ecja nëpër shtëpi dhe të shikoja gjërat.

E dija se çfarë ishin, si televizor apo frigorifer, por nuk mund t’i shqiptoja. Njoftuam ambulancën dhe ata erdhën shpejt për të më marrë, ishte shumë e frikshme“, shtoi aktori.

Chris thekson se e kishte shumë të vështirë ta kuptonte, se nuk mund të fliste dhe të shprehte siç duhet mendimet e tij.

“U ndjeva si një idiot sepse e dija se çfarë doja t’u thosha mjekëve, por nuk mundesha, flisja si fëmijë, isha vërtet në siklet. Kur mjekët konfirmuan që kisha TIA dhe thanë fjalën goditje, thjesht nuk mund ta besoja, pati një moment paniku nga frika se çfarë do të thoshte për gjithë jetën time.”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH