Globi

Aktivistet hedhin salcë domatesh në pikturën e famshme të Van Gogh, "Sunflowers"

Shkruar nga Liberale
Aktivistet hedhin salcë domatesh në pikturën e famshme të

Në një veprim të paimagjinueshëm, aktivistët e krizës klimatike të organizatës 'Just Stop Oil' vunë në shënjestër pikturën e famshme "Sunflowers" të Vincent Van Gogh, në Galerinë Kombëtare në Londër.

Dy aktiviste shkuan në Galerinë Kombëtare dhe hodhën dy kanaçe me salcë domatesh Heinz mbi pikturën e famshme të vitit 1888, që vlerësohet të jetë me vlerë 84.2 milionë dollarë, për të protestuar ndaj ndryshimeve klimatike.

Madje, aksioni është kapur në video dhe është publikuar në faqen e organizatës, e cila ka pasur shumë protesta në javët e fundit.

Siç shihet në video, dy gratë i hodhën salcë pikturës, e cila është një nga pesë versionet e ekspozuara në muzetë dhe galeritë në mbarë botën. Pastaj ato mbërthyen njërën dorë në mur dhe filluan të bërtasin: “Çfarë vlen më shumë? Art apo jetë? A vlen më shumë se ushqimi? A vlen më shumë se drejtësia?"

Galeria Kombëtare në deklaratën e saj bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në dhomën 43. Dhoma u evakuua dhe iu ndalua hyrja, ndërsa u thirr edhe policia. “Ka disa dëmtime të vogla në kornizë, por piktura është e padëmtuar”, sqaron ai./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH