Aktualitet

Aktakuzat, Meidani: Të ndërpreritet funksionimi i Gjykatës Speciale

Shkruar nga Liberale
Aktakuzat, Meidani: Të ndërpreritet funksionimi i Gjykatës

Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka reaguar pas daljes në Gjykatën Speciale të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Referuar fjalëve të avokatit të ish-presidentit, i cili tha “se salla e gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi”, Meidani shkruan se Kuvendi i Kosovës duhet “të ndërmarrë inisiativen për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kësaj sajese politike”.

"Nëse me të vertetë, në sallën e kësaj gjykate nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atehëre, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë inisiativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kësaj sajese politike, të miratuar në një parlament vendor dhe të “pompuar” si gjoja një gjykatë ndërkombëtare", shkruan Meidani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH