Aktualitet

Aktakuza për Thaçin/ Meta: Strategji për të njollosur luftën e UÇK-së

Shkruar nga Liberale
Aktakuza për Thaçin/ Meta: Strategji për të njollosur

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta tha se akt-akuza e Prokurorisë Speciale në Kosovë për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është një strategji provokative për të njollosur luftën e UÇK-së.

Ai shtoi se është i bindur se Thaçi e Veseli do të përballojnë me sukses e përgjegjshmëri çdo akuzë, duke konfirmuar luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Ky është një zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt që do të përballohet me urtësi, unitet dhe largpamësi nga jo vetëm nga këta dy personalitete, që ka qenë edhe drejtues i UÇK-së dhe Veseli, vlerësoj se nuk është sfidë personale, e jam i bindur se kjo do të përballohet me dinjitet, jashtë kalkulimeve afat-shkurtra të politikanëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që në Kosovë ka akt-akuza, ndaj palës që donte të mbronte popullin e Kosovës.

Duket strategji për të njollosur UÇK-në, që luftoi kundër pushtuesit serb. Dua të shpreh solidaritetin tim me presidentin e Kosovës dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli. Jam i sigurt se ata do e përballojnë me dinjitet, duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së. Të minohet strategjia e për të njollosur UÇK-në”, tha Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH