Globi

Aksioni në Kosovë, Drejtori i Policisë: 10 efektivë janë lënduar

Shkruar nga Liberale
Aksioni në Kosovë, Drejtori i Policisë: 10 efektivë

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në komunat: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut dhe Zvecan, ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti në një konferencë për media ka dhënë detaje në lidhje me aksionin policor, i cili hasi në rezistencë në veri të vendit.

Mehmeti tha se ka pasur rrjedhje të informacionit në lidhje me aksionin që ishte përgatirur, ndërsa shtoi se ky rast po hetohet.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tersi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policor. Ka pasur sulme me armë, hedhje të granatave të dorës, shok bombeve dhe theksoj që ka pasur hedhje të granatave luftarake të dorës. Si pasojë e këtyre 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime”, tha Mehmeti.

Në këtë aksion policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH