Aktualitet

Aksioni i IKMT/ Basha: Rama po grabit pronat në bregdet për oligarkët

               Publikuar në : 21:05 - 11/06/20 liberale

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për përplasjen e pronarëve në Velipojë me punonjësit e IKMT, të cilët prej ditës së djeshme po prishin ndërtime pa leje.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Tama po grabit me gaz lotsjellës në Tropojë, për t’ua dhënë oligarkëve. Kryedemokrati thotë më tej, se me Ramavirusin shqiptarët po varfërohen dhe oligarkët po pasurohen.

“Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë”, shkruan Basha.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back