Aktualitet

Aksion në Elbasan, RENEA shoqëron 15 persona

Shkruar nga Liberale
Aksion në Elbasan, RENEA shoqëron 15 persona

RENEA ka zhvilluar një aksion blic në Elbasan. 25 banesa janë kontrolluar dhe 15 persona janë shoqëruar pasditen e së hënës në Elbasan. Sipas burimeve, kontrollet do të vazhdojë edhe paraditen e sotme.

Për të shmangur dekonspirimet dhe në mënyrë që të kapë në befasi elementët kriminalë, RENEA zgjodhi që të godasë me një strategji tjetër duke lëvizur me dy furgonë pa logon e policisë dhe me xhama të zinj, ndërsa në distancë shoqërohej nga forcat operacionale.

Ndërhyrjet ishin të shpejta në mënyrë që të lokalizoheshin shënjestrat në lokale, banesa apo duke qarkulluar në rrugë. Kontrollet janë përqendruar në disa pjese nevralgjike të qytetit, si dhe pranë banesës së të shumëkërkuarit Talo Çela, që edhe këtë herë nuk është mundur që të vihet dot në pranga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH