Aktualitet

Aksion i ri opozitar? Basha mbledh aleatët në selinë blu

Shkruar nga Liberale
Aksion i ri opozitar? Basha mbledh aleatët në selinë blu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim aleatët e tij.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë e PD, ku do diskutohet për situatën më të fundit me negociatat, por nuk dihet nëse pas kësaj do të ketë ndonjë aksion të ri opozitar.

Më herët, Basha doli në një konferencë për shtyp, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas dështimit me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ai tha se Rama po mban peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane, prandaj duhet të largohet./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH