Aktualitet

Aksidenton me makinë të miturin në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Liberale
Aksidenton me makinë të miturin në Durrës, shoferi largohet

Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur me inicialet N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH