Aktualitet

Aksidentoi të riun dhe u largua, arrestohet punonjësi i policisë

Shkruar nga Liberale
Aksidentoi të riun dhe u largua, arrestohet punonjësi i policisë

Arrestohet oficeri i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës.

SHÇBA bën me dije, se P. P., 52 vjeç, të dielën rreth orës 22:30, në lagjen nr. 18, rruga “Sulejman Pitarka ka aksidentuar një 33-vjeçar. I riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja”, thuhet në njoftim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH