Aktualitet

Aksidentoi për vdekje në mesnatë një këmbësor, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Liberale
Aksidentoi për vdekje në mesnatë një këmbësor,

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 19-vjeçarin, i cili pas mesnate aksidentoi për vdekje një këmbësor.

Teksa i jepte automjetit të tij tip “Benz”, i riu ka përplasur 50-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH