Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren, lihet në burg drejtuesi i mjetit

Shkruar nga Liberale
Aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren, lihet në burg drejtuesi i

Arrest me burg është masa e sigurisë dhënë sot nga Gjykata e Tiranës për drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 10 vjecaren në Tiranë, dy ditë më parë.

Ndaj të arrestuarit Alban Guri, trupi gjykues tha se janë ngritur akuzat e aksidentit me pasojë vdekjen si edhe largim nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja u shënua rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi Alban Guri, aksidentoi për vdekje të miturën me inicialet A.P. Policia tha se Guri ngiste makinën nën efektin e alkoolit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH