Aktualitet

Aksidentoi 17-vjeçaren në Kamëz, shoferi shoqërohet në polici

Shkruar nga Liberale
Aksidentoi 17-vjeçaren në Kamëz, shoferi shoqërohet

Një vajzë e moshës 17-vjeçare është aksidentuar nga një makinë tek bulevardi “Blu” në Kamëz. Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automejtit, shtetasin me iniciale F.K.

“Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH