Kronikë

Aksidentohet me motor 18 vjeçari, dërgohet me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet me motor 18 vjeçari, dërgohet me urgjencë te

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pobrat në Dimal.

Një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanal.

Marinel Kaja është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

“Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pobrat,të ish-njësisë administrative Kutalli, në bashkinë Dimal. Një motoçikletë e markës Dayang, me targa BT033, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshqitur disa metra zvarrë në çakull ka përfunduar jashtë rruge.”

Marinel Kaja, 18 vjeç, qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse. 18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime të shumta në kokë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH