Aktualitet

Aksidentohet makina e policisë, dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet makina e policisë, dy të plagosur

Një makinë policia ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, duke shkaktuar plagosjen e dy punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë teksa forcat e rendit po ndiqnin një person të kërkuar. Efektivët e plagosur janë transportuar për në spitalin rajonal.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku shërbimet e policisë kanë qenë ne ndjekje të një automjeti, me te cilin lëvizte një person i kërkuar për vjedhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH