Globi

Aksidenti tragjik u merr jetën dy shoqeve të pandashme në Romë

Shkruar nga Liberale

“Pa çmenduri nuk ka lumturi”, shkruante Giorgia Anzuini , 22 vjeçe,  duke përqafuar shoqen e saj më të mirë Beatrice Funariu  (20 vjeçe) disa javë më parë, duke ndarë imazhe që i portretizonin gjithmonë bashkë.

Në plazh, në karnavale, festa, kudo, edhe kur këndonin. Ishin të pandashme. Edhe në vdekje.

“Engjëlli dhe djalli”, kështu e quanin veten. Giorgia dhe Beatrice  e para e lindur në Viterbo, e dyta e rritur në Monte Mario, në veri të Romës, jetonin bashkë çdo moment. Profilet e tyre sociale janë plot me dedikime dashurie dhe imazhe, që i përjetësojnë së bashku në momentet më të lumtura. “Ti je siguria ime e vetme – shkruante Cice - e vetmja që mund ta dojë djallin që kam brenda”, ose, “kam provuar në lëkurën time që kur sëmuresh, të kesh miq pranë teje është gjëja më e shtrenjtë në botë.” Dhe Giorgia, pranë Cices, ishte gjithmonë aty. Edhe natën e mallkuar.

Të ndryshme, por kaq të bashkuara. “Të dua më shumë se jetën time”, ka shkruar Giorgia krahas një fotoje që i tregonte ato duke buzëqeshur në një nga mbrëmjet e shumta që kalonin së bashku. Ato pëlqenin të shkonin në lokale nate, si shumë fëmijë të moshës së tyre. Kishin krijuar një dosje kujtimesh së bashku në rrjetet sociale.

“Ti hyre në jetën time me një uragan”, shkruan Beatrice. Dhe ato fjalë tani tingëllojnë si një e vërtetë makabre. Ato kanë qenë në të njëjtën makinë, një Citroen C3, kur mbrëmjen e së dielës në Romë, për shkaqe ende të paqarta, janë përplasur me një Audi që ka ardhur nga ana e kundërt. Vajzat fluturuan disa metra duke përfunduar në asfalt dhe duke vdekur në çast. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH