Kronikë

Aksidenti tragjik në Shkodër, fotoja e fundit e çiftit polak 

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik në Shkodër, fotoja e fundit e çiftit

Para aksidentit tragjik dy turistët polakë publikuan një foto, në një postim të fundit në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale ata ndodheshin në Malin e Zi, pak orë para se të kalonin kufirin për në Shqipëri.

Waldemar Makowski, 45-vjeç, dhe Marta Makowska 42 vjeçare, turistë polakë, humbën jetën mesditën e sotme në një aksident tragjik afër Bushatit, në Shkodër.

Ata po udhëtonin me motor dhe u përplasen me një automjet, në rrethana që janë ende nën hetim nga policia.

Pas aksidentit policia ka shoqëruar drejtuesin e një mjeti tip “Golf”, i cili dyshohet se i preu rrugën motorin, megjithatë hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e aksidentit me pasojë vdekjen e dy turistëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH