Globi

Aksidenti tragjik në Bullgari, Kosova shpall ditë zie 24 nëntorin

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik në Bullgari, Kosova shpall ditë zie 24 nëntorin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë vendim që e mërkura, 24 nëntori 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi për viktimat e Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur 46 persona, në mesin e të cilëve ishin edhe 12 fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH