Aktualitet

Aksidenti në Sarandë, nisen drejt Traumës 3 të miturit e plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksidenti në Sarandë, nisen drejt Traumës 3 të miturit e

Tre adoleshentët që mbetën të plagosur mbrëmjen e kaluar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Stjar-Bajkaj janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që ditën e sotme bashkë me 14-vjeçarin Arjol Dervishaj, (djali që u aksidentua më rëndë) janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, Dervishaj është i intubuar dhe dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime.

Blutë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH