Aktualitet

Aksidenti në Lushnje, identifikohet një nga viktimat

Shkruar nga Liberale
Aksidenti në Lushnje, identifikohet një nga viktimat

Policia e Lushnjës jep detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën 2 persona.

Policia njofton se mjeti tip “Twoyta” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Sipas BW, viktimë ka mbetur shtetasi Xhezmi Oshafi.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1198423,1198422,1198421"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH