Aktualitet

Aksidenti në Librazhd, niset me helikopter drejt Tiranës një nga të plagosurit

Shkruar nga Liberale
Aksidenti në Librazhd, niset me helikopter drejt Tiranës një nga

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Prrenjas, ku një automjet tip “Volswagen Polo” u përplas me një kamion, mbetën të lënduar rëndë dy persona.

Një prej tyre, Xhuljan Çela, i cili ka qenë drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër raportohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Policia Rrugore dhe ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa janë duke punuar për hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH