Aktualitet

Tragjedia në Kroaci/Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve

               Publikuar në : 12:03 - 25/07/21 liberale

Kryeministri i Kosovës, Zoti Albin Kurti ka reaguar sot nëpërmjet platformës Facebook për aksidentin tragjik të ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa të Kosovës ka patur viktima. Kurti sqaroi se akoma nuk ka konfirmime zyrtare dhe se qendron me ankth e shpresë pranë qytetarëve të tij dhe familjeve të tyre.

Postimi në Facebook:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.

Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back