Aktualitet

Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, policia: Humb jetën një person

Shkruar nga Liberale
Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, policia: Humb jetën një

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës shtetasi A.H.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motocikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës shtetasi A.H.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH