Aktualitet

Aksidenti me tre të vdekur në Levan, arrestohet shoferi. Gruaja dhe vajza e tij ende në spital

Shkruar nga Liberale
Aksidenti me tre të vdekur në Levan, arrestohet shoferi. Gruaja dhe

Policia ka arrestuar shoferin e njërës prej makinave që u përfshi në aksidentin tragjik mbrëmjen e së enjtes, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Në aksident humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Vetë 41-vjeçari ka mbetur i plagosur nga ky aksident, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare, të cilat ndodhen ende në spital.

Ndërsa nga makina e dytë, humbën jetën Sokrat Lelaj 54 vjeç, efektiv i FNSH, bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj 53 vjeç dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78 vjeç.

Dy mjetet u përplasën dhe përfunduan jashtë rruge. Shkak i aksidentit të rëndë dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, por edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH