Aktualitet

Aksidenti me 3 të plagosur në Elbasan, policia jep detajet e para

Shkruar nga Liberale
Aksidenti me 3 të plagosur në Elbasan, policia jep detajet e para

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Elbasan-Peqin, ku mbetën të plagosur 3 anëtarë të një familjeje, nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Çela 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Çela 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Çela dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH