Aktualitet

Aksidenti i rëndë te ‘Kopshti Zoologjik, makina përmbyset në rrugë, raportohet për të vdekur

Shkruar nga Liberale
Aksidenti i rëndë te ‘Kopshti Zoologjik, makina përmbyset

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë. Një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys në rrugë.

Nga informacionet paraprake, raportohet për një person të vdekur.

Sipas dëshmive të para, në makinë kanë qenë dy persona, dhe thuhet se viktimë ka mbetur një vajzë. Personi tjetër në automjet ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, por nuk dihet gjendja.

Pritet njoftimi i policisë për sqarimin e ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH