Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Pogradec, 5 të lënduar

Shkruar nga Liberale
Aksidenti i rëndë në Pogradec, 5 të lënduar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Policia njofton se janë lënduar 5 persona, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

Personat e lënduar aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën

Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH