Aktualitet

Aksidenti i makinës me targa ruse, drejtohej nga vëllai i deputetes

               Publikuar në : 13:37 - 12/09/19 LP

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës.

Një makinë e blinduar me targa ruse ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit, 34 vjeçari Eldin Dergjini, përfundoi në spital.

Sipas report TV, Eldin Dergjini është vëllai i deputetes së opozitës parlamentare, Ambra Borova.

Ajo ishte nga listat e LSI dhe pranoi të futej në Kuvend, pas djegies së mandateve nga opozita.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore i aksidentuari është marrë në pyetje nga policia.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”, ka thënë i riu.

34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik./Gazeta Liberale

ambra-474x405 bandicam-2019-04-03-10-03-49-211
<
>
(Visited 542 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *