Aktualitet

Aksident tragjik te Mali i Robit, shoferja përplas për vdekje drejtuesin e motorçikletës

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik te Mali i Robit, shoferja përplas për vdekje

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme, te zona e njohur si Mali i Robit.

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH