Kronikë

Aksident tragjik, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, të fshatit Taç, ku shoferi 21 vjeç në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë mbetën të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar tre në spitalin e Ersekës dhe 1 në atë të Korçës.

Ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH