Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari, shoferët e automjeteve përfundojnë në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari,

Në aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Kastriotët”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa shtetasi me iniclialet A.GJ. nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital.

"Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH